Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohet një armë zjarri arrestohet i dyshuari në Podujevë

 Prishtinë, 22 gusht 2018 – Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është konfiskuar një armë zjarri, si dhe 20 fishekë. 

 Aksioni policor  është realizuar në fshatin Bjaqinë të Podujevës,  ku pas të shtënave me armë në një aheng familjar, është arrestuar një person i dyshuar:

    J. B,  mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 të cilit i është gjetur dhe konfiskuar:

•    një armë automatike AK 47
•    një karikator si dhe
•    20 fishekë.

 Ndaj  personit të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje