Vushtrri, 21 Shtator 2017
Me datën 21 Shtator 2017, rreth orës 02:45, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, Vushtrri është konfiskuar një armë zjarri.
Pasi që janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njësitë policore ju kanë venë në ndjekje automjetit të dyshuar, ku dhe është arritur të ndalet dhe gjatë kontrollimit të automjetit në fjalë, pasagjerit në ulësen e parë, nën ulëse, i është gjetur një armë tyt shkurtër me një karikator.
Pasi që i dyshuari F.P., 27 vjeçar, nuk posedonte leje të armës, si provë materiale policia ka konfiskuar nga i dyshuari në fjalë armën e tipit CRVENA ZASTAVA dhe një karikator të zbrazët.
Personi i dyshuar F.P., 27 vjeçar është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedure të rregullt.
Rasti po hetohet për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.