Skenderaj, 13 shtator 2017
Me datën 13 shtator 2017 rreth orës 12:06 në stacionin policor në Skenderaj
është raportuar se një person i moshës madhore posedon një armë zjarri.
Njësitë policore pas marrjes së informatës rreth orës 12:35 kanë arritur ta verifikojnë dhe ta arrestojnë personin e dyshuar N. N., 33 vjeçar, ku gjatë kontrollimit i është gjetur një pistoletë TT.M57, 7.62 mm.
Policia si provë materiale nga i dyshuari në fjalë ka konfiskuar një pistoletë dhe një karikator me gjashtë (6) fishekë.
Të dyshuarin N.N. 33 vjeçar, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.