Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohet një armë në një aheng familjar

Mitrovicë, 25 mars 2018

Në orët e pasdites së datës 25 mars 2018, Policia në Mitrovicë kishte pranuar informacion se në lagjen ‘Ilirida’ ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. 

Mbi bazën e informacionit veprimet e para policore ishin të orientuara drejt identifikimit të vendit, përkatësisht shtëpisë nga ku janë dëgjuar të shtënat, me ç’rast është bërë e ditur se në atë lokacion kishte aheng familjar, fillimisht në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dy gëzhoja, më pas është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë tytëgjatë, të cilën dyshohet se e ka përdorur i dyshuari.

 

I dyshuari S. T., 61 vjeçar, është shoqëruar në Polici, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. 

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DRP-Mitrovicë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje