Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohet arma e postuar nga i dyshuari në rrjete sociale

Mitrovicë, 3 dhjetor 2015

 

 

Në orët e mesditës së datës 29 nëntor 2015, nëpër rrjete sociale kishtefilluar të qarkulloj një fotografi ku një person kishte postuar fotografinë etij me armë automatike, ndërsa vendi thuhej se ishte diku në Mitrovicë.

 

Njësitë policore të stacionit policor “Jugu” në Mitrovicë, kishin njoftuarprokurorin për rrethanat dhe përmbajtjen e kësaj fotoje dhe menjëherë kishinnisur hetimet drejt identifikimit të personit që shihej se posedonte armë automatike.

 

Pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit policorë në orëtpasdites së djeshme me datën 3 dhjetor 2015, kanë arritur të lokalizojnë dhe tëidentifikojnë personin e dyshuar E. S. 21 vjeçar, nga Mitrovica, i cili dyshohejse kishte në posedim armën në foton e postuar në rrjete sociale.

 

Pas identifikimit Policia ka realizuar një urdhër kontroll tek shtëpia epersonit të dyshuar, ku është konfiskuar edhe arma automatike me një karikator,e cila armë ishte postuar në rrjete sociale nga personi i dyshuar.

 

Pas proceduarave intervistuese me urdhër tëprokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt,ndërsa rasti është iniciuar ‘mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar iarmës’’ .

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje