Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen tri armë zjarri, në tri raste të ndara

Prishtinë, 24 gusht 2018 – Nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prishtinë ,  në tri raste të ndara  janë konfiskuar tri armë zjarri.

    Aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Podujevës,  i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar:

    S. H,  mashkull, 49 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar:

•    një revole me gaz Ecol Special 99.

Konfiskimi i armës është bërë  në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë. Ndaj personit të dyshuar janë iniciuar rastet: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve

    Rasti i dytë ku është konfiskuar një revole po ashtu e tipit Ecol Special 99,  është iniciuar para dy ditësh në stacionin policor të Podujevës si Vrasje në tentativë.

Lidhur me këtë vepër hetuesit rajonal sot kanë arrestuar  personin e dyshuar:

    A. Z,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar arma e sipërshënuar:

    Rasti i tretë, fillimisht është iniciuar si rast Kanosje në stacionin policor të Drenasit, ku personi i dyshuar:

    M.D mashkull, 69 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë për  kanosje dhe dhunë në familje. Në shtëpinë e tij pas kontrollit nga ana e policisë është gjetur dhe konfiskuar:

•    Një armë automatike AK-47 si dhe
•    Një karikator me 9 fishek.

Të tria rastet janë  trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë e shtetit dhe personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Duke kërkuar bashkëpunim për raportimin e rasteve të gjuajtjeve me armë në ahengje,  apelojmë qytetarët të përmbahen nga veprime të tilla dhe rikujtojmë se gjuajtja është e sanksionuar me ligj,  dhe  përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje, gjithashtu mund të rezultojë në pasoja shumë serioze.

Me respekt.:

Zyra për marrëdhënie me publikun & media
Drejtoria  Rajonale e Policisë – Prishtinë.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje