Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen rreth 25 kg lëndë narkotike dhe arrestohen katër të dyshuar – About 25 kg of narcotics confiscated and four suspects arrested

Konfiskohen rreth 25 kg lëndë narkotike dhe arrestohen katër të dyshuar
Prishtinë, më 21 janar 2025
Operacioni policor i koduar ‘Starti’, i zbatuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve Prishtinë, kanë goditur një grup kriminal trafikantësh, kanë arrestuar katër të dyshuar dhe kanë sekuestruar mbi 25 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
‘Starti’, ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive në teren dhe sot në koordinim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor.
Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
About 25 kg of narcotics confiscated and four suspects arrested
Prishtinë, 21st January 2025
The police operation codenamed ‘Starti’, implemented by police investigators of the Directorate for the Investigation of Trafficking in Narcotics -Central Sector for the Investigation of Narcotics in Pristina, hit a criminal group of traffickers, arrested four suspects and seized over 25 kg of narcotics suspected of being marijuana and other evidence relevant to the case.
‘Starti’ begun by processing information, collecting evidence in the field and today, in coordination with the Serious Crimes Prosecution, four searches were carried out in different locations in Pristina.
During the inspection, the following were found and seized: 27 packages, suspected of being marijuana weighing 25 kg 200 gr., a car, two rifles, two revolvers, seven cartridges of different calibers, six mobile phones and 350 euros. It is suspected that the narcotics were intended for the local market.
The police arrested: B.M., (born 1981, Kosovar male), L.K., (born 1979, Kosovar male), M.K., (born 1979, Kosovar male) and F.H., (born 1991, Kosovar male). The suspects were interviewed in the presence of the defense attorney and a case was initiated against them on ‘unauthorized purchase, possession, distribution and sale of narcotics, psychotropic and analogous substances’ and ‘unauthorized ownership, control or possession of weapons’.
Suspects, by decision of the prosecutor, are sent into detention for up to 48 hours..
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje