Prishtinë, 23 prill 2014
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 22 prill 2014, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi si dhe konfiskimin e njëzet e dy (22) kilogramëve të substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Operacioni policor është realizuar nën dyshimin e bazuar se persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, janë duke kryer veprimtari të kundërligjshme, duke transportuar sasi të narkotikëve nga Prizreni për në Podujevë.Policët patrullues kanë ndaluar automjetin e dyshuar në të cilin dyshohej se transportohej substanca narkotike, ku gjatë kontrollit në brendi të automjetit në një pjesë të modifikuar kanë gjetur dhe konfiskuar 20 paketime me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë.Sipas hetuesve policor sasia e konfiskuar është rreth njëzet e dy (22) kg substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.Personi i arrestuar është:
• Xh. S. Viti i lindjes 1978 m/sh/k
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet policore janë në vazhdim të hetimeve.