Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen produkte farmaceutike

Prishtinë, 10 qershor 2015
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe institucionet tjera relevante, pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion të suksesshëm në lidhje me produkte farmaceutike të dyshuara si të kontrabanduara.
Sot me datë 10.06.2015, bazuar në urdhëresën e lëshuar, Policia e Kosovës ka kryer bastisjen e disa lokacioneve, në tri rajone/qytete të Kosovës.
Me këtë rast lidhur me dyshimet për veprat penale Kontrabandim me mallra, neni 317 i KPRK-se, Përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme, neni 303 i KPRK-se, është konfiskuar një sasi e madhe e produkteve të ndryshme, farmaceutike të dyshuara si dhe një sasi e konsiderueshme e paketimeve për këto produkte.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-se 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje