Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen mbi trembëdhjetë (13) kilogramë substancë narkotike, të dyshuarit nën pranga të policisë

Prishtinë, 12 dhjetor 2014
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në funksion të zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale e posaçërisht realizimin e objektivave të saj në luftën e pakompromis kundër trafikimit me narkotikë, ka realizuar me sukses edhe këtë operacion policor.Pas një hetimi dhe pune operacionale në terren Njësiti anti-drogë i DHTN-së, regjioni i Prishtinës me datën 11.12.2014 rreth orës 13:00 në fshatin Gremnik, komuna e Klinës, ka arritur ta ndalojë për kontroll një automjet të dyshuar të tipit Golf me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari:
• S. R. m/sh/k viti i lindjes 1981
Pas realizimit të kontrollit të plotë të veturës Golf në bagazh është gjetur një çantë dhe sasia e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë mbi 13 kilogramë (13801gr.). Në të njëjtën kohë është ndaluar edhe vetura Pasat me targa të shtetit malazez të cilën e ngiste i dyshuari:
• M. R. m/sh/shtetas malazez viti i i lindjes 1984
Personi i dytë i ndaluar dyshohej se ishte duke i bërë përcjelljen (vëzhgimin e rrugës) lidhur me rastin.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:
• mbi 13 kg marihuanë.
• dy vetura të involvuara dhe
• 1230 euro.
Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje