Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen mbi 83 kilogramë marihuanë dhe arrestohet tre persona të dyshuar për ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’

 

Prishtinë, 29 tetor 2016

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 tetor 2016, pas hetimeve disa mujore ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .

Personat e arrestuar në këtë rast është:

·

U. K. lindur me 1971 M/SH/K·

E. K. lindur me 1997 M/SH/K·

E. A. lindur me 1997 M/SH/K

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar ;

·

Tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe·

Pesë telefona celular.

Vlen të potencohet si ky operacion policor është mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore të njësiteve të reagimit të shpejtë, njësiteve patrulluese dhe forenzikes nga rajoni i Pejës.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

Bashkangjitur keni edhe disa fotografi të dëshmive të sekuestruara nga njësitet policore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje