Prishtinë, 7 shtator 2016
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në luftën e saj të pakompromis kunder trafikimit me substanca narkotike, me datën 6 shtator 2016, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona po kryenin veprën penale ‘blerje, posedim , shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, dhe personat e cekur më poshtë janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës gjatë shitblerjes së substancës së dyshuar narkotike.
• B. D. lindur me 1986 m/sh/k
• H. Xh. lindur me 1966 m/sh/i Shqipërisë
• N. M. lindur me 1965 m/sh/i Shqipërisë
Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me ç’rast janë konfiskuar:
• 45.8 kg substancë narkotike
• 4 telefona mobilë
• një veturë e tipit golf V
Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë