Prishtinë, 25 janar 2014
Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i policisë kufitare –stacioni policor në Vërmicë, ka konfiskuar mbi tre kilogramë substanca narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuan, si dhe ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiko-tropike dhe analoge”.Më 25.01.2014 rreth orës 08:30, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë ka ardhur për të kaluar këtë pikë kalimi kufitare një autobus nga Shqipëria për në Kosovë.Kanë filluar të gjitha procedurat e kalimit kufitar dhe gjatë kontrollimit të një qante e cila gjendej në bagazh janë gjetur lëndë narkotike të dyshuar të llojit marihuan lëndë kjo e mbështjellur në dy qese.I dyshuari (i cili ishte pasagjer në autobus) është arrestuar pastaj janë njoftuar edhe hetuesit policor të drejtorisë se hetimeve të trafikimit me narkotikë të cilët kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë bërë fotografimin dhe matjen e substancës së dyshuar dhe sasia e saj rezulton të jetë 3.365 kg (tre kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e pesë gram). Me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.