Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen mbi 3 kg substancë narkotike të llojit marihuanë dhe arrestohen dy të dyshuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me 7.2.2014, pas marrjes së informacionit të siguruar përmes rrugëve operative-hetimore, kanë ndaluar një veturë të dyshuar, në të cilën kanë gjetur dhe konfiskuar 3 kg 287.4 gramë substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar. Sasia e substancës narkotike është gjetur në një veturë VW ngjyrë të zezë, në të cilën ndodheshin një çift bashkëshortësh, të cilët ishin duke u kthyer nga Republika e Shqipërisë. Personat e arrestuar janë:

• I. G. m/sh/k lindur më 1984
• E. H. f/sh/k lindur më 1992
Në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese, të cilat kanë kontrolluar të dyshuarit dhe pas kontrollimit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg 287.4 gramë substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.Me urdhëresë të prokurorit është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.Personave të arrestuar në konsultim me prokurorin kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje