Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen mbi 240 kilogramë substancë narkotike dhe arrestohen pesë të dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’

Prishtinë, 21 dhjetor 2016

Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, më 16.12.2016, në Pikën Kufitare Dheu i Bardhë kanë ndaluar mjetin transportues Mercedes me targa të Serbisë, nën dyshimin për transportim dhe trafikim të substancës narkotike. 

Ushtrimin e kontrollit të mjetit transportues fillimisht e kanë bërë zyrtarët e Doganës së Kosovës, më pastaj janë kyçur Policia Kufitare dhe pas identifikimit të substancës narkotike është kyçur Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Nga zyrtarët kompetentë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka filluar kontrollimi i detajuar i mjetit, në të cilën transportoheshin dyer dhe dritare të plastikës, ku në brendi të tyre është zbuluar e fshehur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në 10 dritare të plastikës dhe 32 roleta, në brendësi të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 234 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 240 kg e 724 g. 

Hetimet lidhur me këtë rast kanë vazhduar nga drejtoria kompetente, ku në dy lokacione, në Gjilan dhe në Hajvali, është bërë kontroll policor, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. 

Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme fillimisht janë arrestuar tre persona të dyshuar, ndërsa personi i katërt është arrestuar me datën 20.12.2016, kurse i dyshuari pestë është arrestuar sot me 21.12.2016.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

M. L. lindur me 1985 m/sh/s

Xh. R. lindur me 1993 m/sh/s

N. B. lindur me 1962 m/sh/k

Sh. L. lindur me 1972 m/sh/k

V. N. lindur me 1987 m/sh/k

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

240 kg e 724 g marihuanë

një kamion transportues

dy vetura

6 telefona celularë

Vlen të potencohet se hetuesit policorë kanë zbuluar se destinacioni i drogës ka qenë kalimi transit nëpër Kosovë dhe për destinim në shtetin e Zvicrës.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje