Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen mbi 10 kilogramë marihuanë dhe arrestohet një person i dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Prishtinë, 11 nëntor 2016

Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Prishtinës dhe Mitrovicës, me 10 nëntor 2016, rreth orës 20:00, gjatë punëve operative në terren  kanë arritur deri te informacioni për një veturë të dyshuar që dyshohej se transportonte substanca narkotike.

Njësitet policore kanë ndaluar veturën Range Rover dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’  nga neni 273.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:

O. N.                     lindur me 1990                        m/sh/Shqipërisë           

Gjatë kontrollit të veturës, në pjesën e pasme është gjetur një çantë e mbushur me 20 paketime, e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë.

Pas matjes nga Forenzika substanca narkotike ka rezultuar të jetë:

10 kilogramë e 766 gramë

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje