Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen armë, drogë dhe municione në një banesë në lagjen e spitalit në Prishtinë

Prishtinë, 13 janar 2014 – Hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, në kuadër të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, si dhe të dokumentimit të veprimtarisë kriminale të autorëve të veprave penale në këtë fushë, kohëve të fundit kanë ndërmarrë një sërë operacionesh.Ka qenë marrja e shpejtë e informacionit në rrugë operative ajo që i ka mundësuar policisë realizimin e një operacioni të bastisjes në një banesë, më datë 13.02.2014 rreth orës 11:00 në rrugën “Imer Elshani” në Prishtinë, me ç’rast ka arritur të gjejë dhe konfiskoj:

Një revole të tipit Ekol Specia 9 mm
Një revole RECK-G-5-9PA cal 9mm
Dy qese pluhur i bardhe që dyshohet të jetë kokainë
Tre kavanoza një litërshe të mbushura me marihuanë.
48 qese të vogla me fara të marihuanes.
Një qese e vogël me substancë të dyshuar si marihuanë.
Një blurës për marihuanë.
29 copë municion të cal 9mm
Një këllëf për revole.
Një thikë patentë
Një boks i metalit.
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për identifikuar vendndodhjen e personit të dyshuar i cili është identifikuar nga ana e policisë dhe për momentin ndodhet në arrati. Njësitet Policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit e të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në tërësi dhe të krimit të organizuar në veçanti, ku objektiva parësore do të jenë goditja e trafiqeve të paligjshme të qenieve njerëzore, drogës e kontrabandës, si dhe vënia para drejtësisë e personave të implikuar në këto aktivitete kriminale. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje