Prishtinë, 6 nëntor 2015 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, vazhdimisht po punon për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Pas një analize të hollësishme të situatës kriminale në rajon, duke u mbështetur në shqetësimet e fundit në lidhje me rastet e armëmbajtjes pa leje, strukturat operative rajonale bashkërisht me ato të hetuesisë kanë identifikuar format, metodat dhe mënyrat e zhvillimit të këtyre aktiviteteve kriminale dhe kanë marrë masat e duhura operative e hetimore për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e të gjitha formave të këtyre veprave. Një kontribut të veçantë në këto operacione kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore.
Operacionet e bastisjeve janë kryer në fshatrat Penuh dhe Peran të Podujevës, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar:
• dy pushkë automatike
• një pushke gjysmën automatike
• një pistoletë e tipit ecoll special
• katër karikatorë si dhe
• 203 fishek
Pas operacioneve, në stacionin policor të Podujevës janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i pa autorizuar i armës, të cilat janë duke u trajtuar nga ana e hetuesve, sipas autorizimeve policore gjegjësisht, rekomandimeve nga Prokuroria përkatëse.
Ndërkohë që po ju njoftojmë se raste të tilla, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i pa autorizuar i armës, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2015 deri më sot janë iniciuar gjithsejtë 260 , me ç’ rast janë konfiskuar 278 armë si dhe 3723 municion të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.