Prishtinë, 1 nëntor 2016
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 31 tetor 2016, ka ndërmarrë një operacion në fshatin Lluzhan KK Podujevë.
Gjatë kontrollimit të veturave është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e ngiste personi mashkull K-Shqiptar.
Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kg.
Më pas është arrestuar edhe një shtetas mashkull nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.
Është konfiskuar substanca e lartëcekur, kater telefona mobilë dhe vetura Audi me targa vendore me të cilën është kryer transporti i mariuhanës.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
• A. B. lindur me 1975 m/sh/k
• E. C. lindur me 1967 m/sh/k
Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.
Me respekt
Zyra për Informim dhe mardhenje me Publikun e PK-së