Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen 21 kilogramë substancë narkotike dhe arrestohet i dyshuari

 Prishtinë, 14 nëntor 2014 -Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në funksion të zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale e posaçërisht realizimin e objektivave të saj në luftën e pa kompromis kundër trafikimit me narkotikë ka realizuar me sukses një operacion policor. Operacioni policor është realizuar më 13.11.2014, rreth orës 22:00, në Fushë Kosovë, ku fillimisht është ndaluar një mjet transportues në të cilin dyshohej se transportoheshin substanca narkotike. Pas realizimit të procedurave të kontrollit nga ana e policisë, në automjetin që e voziste i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancave narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, pesha e së cilës është reth 21 kg.Lidhur me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar:• A. C. Viti i lindjes 1983; Mashkull/shqiptar/Shtetas i Republikës së Kosovës;Njësitet nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe Forenzika kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe testet lidhur me substancën narkotike. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:• Rreth 21 kg marihuanë.• Një veturë Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje