Më datë 16. dhjetor 2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën “ UÇK ” në Pejë ka ndodhur një incident.
Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret kanë kuptuar se i dyshuari e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.
Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit
• M. M. i lindur me 1998.
Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 17. 12. 2023 është arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.