Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA-SHTESE

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar
Pejë, 26 prill 2021
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 23.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar:
GEZIM (Fazli) AZEMAJ , i cili kërkohej për veprën penale:
“Arratisja e personit të privuar nga liria”
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021,është bërë arrestimi i tij.
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.
Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.
May be an image of 1 person dhe text that says 'PERSON NỀ KERKIM NGA POLICIA ARRESTUAR E KOSOVES GEZIM (Fazli) AZEMAJ KATEGORIA E VEPRES: Arratisja personit tẽ privuar nga liria PERSHKRIMI: Peje 30 VJEC 175 ADRESA: MOSHA: GJATESIA: PESHA: SYVE: FLOKEVE: PAMIA FIZIKE: NOFKA: Gjelber Zeze MESEM VEREJTJE: PROFESIONI: Injejti akuzohet Arratisja liria Veprán Penale: personit tẽ privuar nga PER ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTON 192- 080019999 (PA PAGESE) OSE DREJTORIA RAJONALE PEJë 039 432 327'
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje