Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media (shtesë)

Komunikatë për media (shtesë)
Arrestohet personi i tretë i dyshuar për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’
Mitrovicë, 19 qershor 2023
Në vazhdimësi të hetimeve, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot me 19 qershor 2023, kanë arrestuar personin e tretë të dyshuar për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ të ndodhur me 16 mars 2023 në Vushtrri.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit R. H., 40 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’
Mitrovicë, 24 maj 2023
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, rast ky i raportuar muaj më parë në Vushtrri.
Mbi dyshime të bazuara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme, në dy lokacione të ndryshme në komunën e Podujevës, kanë realizuar bastisje me ç’ rast janë sekuestruar prova materiale dhe janë arrestuar dy të dyshuarit M. K.,36., vjeçar, dhe F.H., 63 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se me datën 16 mars 2023, në rrugën “Mic Sokoli” në Vushtrri, kanë kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.
Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje