Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA / SAOPŠTENJE ZA MEDIJE

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë, 7 nëntor 2022
Policia e Kosovës, në vazhdën e njoftimit të opinionit publik, informon se edhe sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.
Numri i njoftimeve për dorëheqje të punonjësve të uniformuar dhe të atyre civil nga rendi publik, kufiri dhe hetimet, të cilët deri më tani i kanë dërguar njoftimet në rajonet dhe stacionet policore ka arritur deri në pesëqind e shtatëdhjetë e tetë (578) punonjës. Disa prej tyre janë në proces të dorëzimit të pajisjeve, ndërsa disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara.
Policia e Kosovës ashtu siç e ka potencuar edhe më parë, ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara në veri, ku tani pas dorëheqjeve në mungesë të personelit dhe kapaciteteve të mjaftueshme policore në veri, do të rris gradualisht kapacitetet e saja policore me zyrtarë të rendit publik.
Të gjitha veprimet policore do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar.
SAOPŠTENJE ZA MEDIJE
Priština, 07 novembar 2022
Policija Kosova, povodom saopštenja javnog mnjenja, obaveštava da je i danas bilo ostavki policajaca srpske zajednice u severnom delu zemlje, na području regionalne direkcije Mitrovica Sever.
Broj ostavki uniformisanih i civilnih službenika javnog reda, granice i istrage, koji su do sada slali ostavke regionima i policijskim stanicama, dostigao je i do petsto sedamdeset osam (578) zaposlenih. Neki od njih su u procesu primo-predaje opreme, dok su neki od njih do sada predali opremu, da bi nastavili sa završetkom ostalih planiranih procedura.
Policija Kosova, kako je i ranije naglašavala, ima kapacitet da upravlja situacijom i okolnostima stvorenim na severu, gde će sada nakon ostavki zbog nedostatka kadrova i dovoljnih policijskih kapaciteta na severu, postepeno povećavati svoje policijske kapacitete sa službenicima javnog reda.
Sve policijske radnje preduzimaće se u skladu sa zakonskim i ustavnim ovlašćenjima, u cilju obezbeđivanja bezbednosti i usluga građanima, održavanja javnog reda i mira, kao i nadzora i kontrole granice.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje