Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA PROKURORIA E SHTETIT

Prishtinë, 21 prill 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, për të adresuar ngjarjet e fundit lidhur me mbrojtjen e burimeve të gazetarisë nga hetimet penale.
Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë janë të përkushtuar për të siguruar që prokuroria dhe policia të mbrojnë parimet e lirisë së shtypit dhe të respektojnë në tërësi Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë, i cili mbron burimet e informacionit.
Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka lëshuar udhëzim detyrues për të gjithë prokurorët, i cili është ndarë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ku detyrohen prokurorët që të shmangin ndërmarrjen e çfarëdo veprimi hetimor ndaj mediumeve apo gazetarëve, që në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë do t’i detyronte gazetarët apo profesionistet e tjerë të medias të zbulojnë burimet e informacionit.
Udhëzimi gjithashtu ua rikujton prokurorëve që, sipas ligjit, gazetarët nuk mund të ndiqen penalisht në rastet kur e shfrytëzojnë të drejtën e heshtjes lidhur me burimet e tyre të informacionit.
Për me tepër, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që ta njoftojnë para se të ndërmarrin ndonjë veprim hetimor ndaj gazetarëve apo profesionistëve të medias.
Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sigurojnë publikun dhe mediat se mbrojtja e të drejtave të gazetarëve dhe profesionistëve tjerë të medias është e rëndësisë më të lartë për të dyja institucionet dhe zotohen se do të ndërmarrin veprime të menjëhershme ndaj kujtdo që nuk i përmbahet këtyre parimeve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje