Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA –

Prishtinë, më 5 qershor 2023
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë veri po punon me përkushtim në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për qytetaret e të gjitha komuniteteve pa dallim.
Në këtë fushëveprim gjatë dy ditëve të kaluar bazuar në raportimet e qytetarëve Policia e Kosovës ka trajtuar dy raste të ndara ku hetuesit rajonal të Mitrovicës veri kanë ndërmarr veprime profesionale dhe veprat penale janë adresuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Në rastin e parë, pas raportimit nga pala ankuese (f/k/s) në stacionin policor me datë 03.06.2023, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit rajonal nga stacioni policor Mitrovicë veri kanë ndërmarr veprimet policore dhe në konsultim me prokurorin janë iniciuar rastet për “mospërfillje e urdhrave të gjykatës dhe sot vepra penale “ lëndim i lehtë trupor” sipas kodit penal të RKS-së.
Ndërsa, në rastin e dytë, me datën 04.06.2023, pas pranimit të një telefonate se në një fshat të Leposaviqit ka një problem familjar, Policia e Kosovës iu ka përgjigjur rastit dhe ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin dhe adresimin e rastit në fjalë. Gjatë trajtimit të rastit është konstatuar se dy personat-vëllezër (m/k/s ) të përfshirë në rast (rrahje) ndërmjet vete kishin marr lëndime trupore dhe kishin pranuar tretman mjekësor.
Në bashkërendim me prokurorin kujdestar njësitet kompetente policore njërin nga personat e përfshirë e kanë derguar në mbajtje, përderisa rasti është iniciuar ”lëndim i lehtë trupor” deri në vendimet tjera nga organet e drejtësisë.
Të gjithë qytetarët pa dallim komuniteti duhet të llogarisin në punën dhe mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe ne jemi këtu që të ofrojmë sigurinë që atyre ju duhet për zhvillimin e një jetë të qetë pa brenga dhe në harmoni me njëri tjetrin.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje