Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Pejë, 19 prill 2023
Sot me datë 19.04.2023, nё objektet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Kolonel Shaban Shala me bashkёpunёtor ka pritur nё njё takim pune z/Komandantin e KFOR-it, Brigadier Gjeneral Jόzsef Szpisják me bashkёpunёtor.
Kolonel Shala, fillimisht mysafirët i falënderoj pёr vizitën, gjithashtu i njoftoj pёr gjendjen e sigurisё nё Rajonin e Pejёs.
Në kёtё takim miqësor u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.
Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
\
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje