Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Apel

MJEGULLA PARAQET RREZIK PËR SHOFERËT

Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

Ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Më konkretisht Policia Rajonale e Ferizajt, përmes kësaj komunikate i rekomandon shoferët e automjeteve që:

– Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!
– Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.
– Përdorni dritat e mjegullës, nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.
– Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, mbani vëmendjen, mos shpejtoni!
– Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
– Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin.

• Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!
• Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!
• Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

SAOPŠTENJE ZA MEDIJE

Poziv na oprez

MAGLA PREDSTAVLJA OPASNOST ZA VOZAČE

Regionalna policija u Ferizaj, apeluje na vozače da budu oprezni u vožnji po maglovitom vremenu.
Pojava/prisustvo magle je počela na mestima gde je niži geografski položaj.
Tačnije, regionalna policija Ferizaj, preko ovog saopštenja, preporučuje vozačima vozila da:

– Zapamtite da vožnja po magli može biti opasna!
– Pripazite na put za nagle promene vidljivosti, najgušća magla može biti bliže rekama.
– Koristite svetla za maglu, ako vaše vozilo ima ova svetla, ovo pomaže da se osvetli put ispred i ova svetla čine vaše vozilo vidljivijim drugim vozačima. Neka vozila imaju i zadnja svetla za maglu koja pomažu vozačima iza vas da vas vide sa veće udaljenosti.
– Magla može da stvori optičku iluziju i natera vozače da pomisle da idu sporije nego što jesu, obratite pažnju, ne brzajte!
– Palite svetla tokom vožnje, ali ne palite duga svetla!
– Vožnja sa dugim svetlima može da se odbije od magle i vrati u vaše vozilo, što takođe onemogućava da vas drugi vozači vide.

• Držite uključena kratka i svetla za maglu!
• Držite brzinu kretanja pod kontrolom!
• Držite se desne strane puta dok vozite!

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje