Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media

Në dy raste të ndryshme policia në Mitrovicë dhe Vushtrri konfiskojnë dy armë
Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me shtatë (7) fishek.
Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtënat me ç’ rast ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armen me tre (3) fishek.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje