Me datë 28 Korrik 2022 rreth orës 16:15 , Stacionit Policor Prizren VERI është informuar se në fshatin Korishë, Prizren, një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një viktime.
Me të është marr informatë, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë shkuar në vend ngjarje.
Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes , e me pas edhe mbledhja e provave dhe dëshmive të nevojshme.
Nga informata e para policia ka kuptuar se një i dyshuar nga fshati Korishë (25 vejqar) pas një incidenti të çastit ,ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës.
Nga e shtëna me armë nuk ka pas viktima e as të lënduar.
Policia ka identifikuar të dyshimtin e pas kontakteve ai është vetë dorëzuar bashkë me armën.
Lidhur me rastin është sekuestruar një armë ,një karikator , tre fishek dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.