Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 10 dhjetor 2021
Drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe stafi i tij së bashku me drejtorin e ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve dhe Atasheu i ICITAP-it pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë si dhe këshilltarja vendore, u takuan me zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, (ZNPP) z. Bruce Swartz, në Selinë e Departamentit të Drejtësisë në Uashington D.C.
Drejtori i Përgjithshëm dhe ZNPP Swartz kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmës në fushat me interes të përbashkët. Të dy shprehën mirënjohjen për mundësinë e takimit dhe shkëmbimit të ideve dhe koncepteve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje