Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media

Prishtinë, 15 prill 2020

Dhuna në familje, është një fenomen mbarё botëror, e cila mund të haset në çdo komunitet dhe kudo në botë, dhe si e tillë prek gjithë shoqërinë njerëzore, në të gjitha nivelet dhe shtresat e saj.

Masat dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës me mekanizmat tjerë institucionalë në parandalimin e dukurisë së rasteve me elemente të dhunës në familje reflekton qasjen proaktive në fushën e parandalimit dhe senzibilimit të shoqërisë.

Trajtimi i rasteve me prioritet nga ana e PK-së, bashkëpunimi i qytetareve me policinë dhe senzibilizimi i qytetarëve, ka ndikuar në ngritjen e raportimit të rasteve ndër vite, ku gjatë vitit 2017 kanë qenë të raportuara 1.269 raste, në vitin 2018 kanë qenë 1.541 dhe ne vitin 2019 kanë qenë 1.915 raste të raportuara në nivel vendi.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, janë evidentuar rastet si në vijim: Janar 161 raste, Shkurt 151 raste dhe në Mars 169 raste të dhunës në familje.

Andaj referuar rasteve të ngritura ndër vite si dhe në veçanti referuar situatës dhe rrethanave qe gjendemi në këtë kohë pandemie, ku kërkohet qëndrimi i qytetareve ne shtëpi, Policia e Kosoves kërkon nga të gjithë qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt.

Policia e Kosovës edhe përkundër angazhimeve shtesë këto raste i trajton me prioritet dhe bënë apel për të gjithë personat nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj dhune tjetër, t`i raportojnë këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 apo në stacionin më të afërt policor.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje