KOMUNIKATË PËR MEDIA
Pejë, 28 tetor 2020
Me datën 28 tetor 2020, drejtori i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kolonel Sami SHABANAJ, ka pritur nё njё takim dy (2) qytetarë tё fshatrave tё Rugovёs.
Me datёn 28 qershor 2020, Stacioni Policor nё Pejё, ёshtё njoftuar se nё Bjeshkёt e Rugovёs ka humbur njё familje prej katёr (4) anёtarësh.
Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejё dhe njësitet e Policisё Kufitare menjёherё janё angazhuar pёr gjetjen e familjes nё fjalё.
Nё kёtё kërkim janё angazhuar vullnetarisht edhe dy (2) qytetarё tё cilёt kanё pasur njohuri të mira pёr Bjeshkёt e Rugovёs.
Familja ёshtё arritur tё gjendet nga qytetarёt:
• Idriz KURTBOGAJ dhe
• Liridon DEMAJ
Koloneli Shabanaj ka vlerёsuar lart kontributin e dhёnё nga qytetarёt pёr operacionin e shpёtimit të jetёve tё njё familje nё Bjeshkёt e Rugovёs, në kufi me Malin e Zi.
Koloneli ka ndarё letёrfalënderim pёr dy (2) qytetarёt e lartcekur.