Me datën 25 Maj 2020 në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoqata “American Albanian Law Enforcement Association “, të prirë nga z.Elton Shametaj dhuruan një donacion me pajisje mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, të dedikuara për Policinë e Kosovës.
Ky donacion simbolik i partnerëve strategjik, tregon edhe njëherë vazhdimin e përkrahjes dhe mbështetjes së pakursyer ndaj Policisë se Kosovës, e cila iu është mirënjohëse dhe falënderuese.