Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’

Prishtinë, 12 maj 2020

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, sot më 12.05.2020, kanë realizuar një plan taktik, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Mitrovicë. Plani është realizuar në Skenderaj, ku janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kane kryer veprat penale: ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

Dy të dyshuarit (meshkuj kosovarë) të arrestuar janë: A.A., viti i lindjes 1997 dhe E.A., viti i lindjes 1996

Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht:
• 2 (dy) DVR,
• 1 (një) telefon mobil ,
• 1 (një) veturë dhe
• 2 (dy) fletore me evidencave.

Pas intervistimit, me akt-vendim të prokurorit i dyshuari: A.A. dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari E.A., lirohet në procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje