Në ndërtësën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Rashit Qalaj priti znj.Vlora Nushi Shefe e zyrës së UNWOMEN në Prishtinë, me ç’rast Policia e Kosovës pranoi një donacion me 40 kamera trupore nga UNWOMEN.
Pranimi i këtij donacioni do të ndihmoj Policinë e Kosovës në avancimin e mëtutjeshëm të pajisjeve të punës për zyrtarët policor dhe PK falëndëron UNWOMEN për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës.