Prishtinë 04 maj 2020,
Policia e Kosovës, në këtë situatë pandemie në kuadër të projektit “Mbështetje reformës së Policisë së Kosovës”, pranoi një donacion prej (8.000) tetë mijë maskave mbrojtëse nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ky donacion prej maskave mbrojtëse i dhuruar për zyrtarët policor, është vlerësuar mjaft i nevojshëm dhe i mirëpritur, andaj Policia e Kosovës falënderon z.Riccardo SERRI zëvendës shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.