Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media

Prishtinë, 21 nëntor 2014
Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të veprave të ndryshme kriminale dhe ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në shkallë vendi, në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të përditshme policore, në vazhdimësi ka në zbatim dhe implementim plane operative në të gjitha rajonet e Kosovës.Plane operacionale të tilla janë duke u implementuar edhe në rajonin e Pejës, me qëllim të parandalimit të disa rasteve të fundit të raportuara në fshatin Levosh, KK Pejë, ku janë dëmtuar/hapur me forcë dyert e disa shtëpive të minoritetit serb të cilat kanë qenë pa banor. Vlen të potencohet se lidhur me rastin në fjalë të raportuar me datë, 17.11.2014, në Fshatin Levosh KK-Pejë, ku janë vërejtur disa dyer të shtëpive të hapura me forcë, njësitet relevante policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.Nga vlerësimet e bëra në Drejtorinë Rajonale Policore në Pejë, aktualisht janë duke realizuar disa plane operative për parandalimin e grabitjeve, vjedhjeve duke përfshirë edhe patrullimin e shtuar në zonat e banuara me minoritar, duke përfshirë fshatrat Levoshë, Cigë, Brestovik etj.Policia e Kosovës fuqimisht i dënon aktet e tilla kriminale e sidomos aktet e drejtuara kundër jetës dhe pasurisë së pjesëtarëve të minoriteteve që jetojnë në Kosovë . Policia e Kosovës është e përkushtuar në parandalimin e të gjitha rasteve të tilla kriminale dhe njeherit fton të gjithë qytetarët pa dallime, që të bashkëpunojnë me policinë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtyre rasteve, të cilat po ndikojnë negativisht për sigurinë e qytetarëve dhe po dëmtojnë reputacionin e vendit.Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë , do të vazhdoj të ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë personave të dyshuar, të involvuar në veprat e tilla kriminale dhe se drejtësisë nuk do ti shpëtoj askush që është i përfshirë në këto vepra. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje