Kaçanik
17.11.2014
Në vazhdën e realizimit të detyrave dhe kërkesave operative të cilat rrjedhin, lidhur me implementimin e metodologjisë së re të punës policore dhe punës në sektorë, drejtori rajonal, nënkolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, ka bërë hapjen e zyrave policore në fshatrat Kaçanik i Vjetër dhe Dubravë.Në hapjen e zyrave policore kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi, kurse të pranishëm ishin edhe administratorët e fshatrave në fjalë si dhe banorët e këtyre lokaliteteve.Me hapjen e këtyre zyrave qëllimi është që policët e sektorit të jenë sa më afër me banorët e fshatrave, të cilat i përkasin këtyre sektorëve dhe njëherësh banorët do të kenë mundësi që t’i paraqesin brengat dhe shqetësimet e tyre lidhur me problemet eventuale si dhe rritjen e bashkëpunimit qytetar-polici, ku qytetari do të trajtohet si partner i barabartë në zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e jetës në përgjithësi.