Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

-10.06.2014 ,,Bubeari Petroll” Kaçanik-Rreth orës 04:05 minuta Policia e Stacionit Policor në Kaçanik është informuar se në pompën e derivateve ,,Bubeari Petroll ” e cila gjendet në magjistralen Kaçanik -Ferizaj , ka ndodhur një rast grabitje e armatosur.Me të marr informatën, Njësitet Policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore dhe në vendin e ngjarjes janë informuar se pesë persona të dyshimtë , të maskuar dhe nën kërcënimin e armës nga punëtori i kësaj pompe M.K 26 vjeçar kanë grabitur 200O Euro .Pas kësaj të dyshimtit janë larguar në drejtim të panjohur.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit , i cili autorizon Sektorin e Hetimeve Rajonale që të ndërmarrin të gjitha veprimet lidhur me rastin.Deri tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje