Prishtinë, 26 maj 2014 Sot (26.05.2014) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni me stafin e lartë të PK ka pritur në një takim zyrtar z. Konrad Kogler Drejtor i Përgjithshëm për Siguri Publike i Policisë së Austrisë dhe stafin e tij. Duke i uruar mirëseardhje në Policinë e Kosovës z. Shpend Maxhuni falënderoj për mbështetjen qe shteti Austriake veçanërisht policia Austriake ka dhëne për policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit në mes të dy policive te të dy vendeve. Policia e Kosovës tashme ka dëshmuar vetën së është e përgatitur të jetë pjesë e të gjitha mekanizmave ndërkombëtar policor si Interpoli, Europoli etj me qellim parandalimin, luftimin e kriminalitetit si në vend rajon dhe me gjerë duke potencuar së Kosova nuk është më vend vetëm konsumues i sigurisë por edhe prodhues i sigurisë për rajonin dhe me gjerë tha z. Maxhuni. Nga ana e tij z. Konrad Kogler Drejtor i Përgjithshëm për Siguri Publike i Policisë së Austrisë, falënderojë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin me policinë e Austrisë përmes Zyrtarit ndërlidhës policor të Austrisë në Kosovës dhe se ky bashkëpunim do të rritet dhe lehtësohet edhe më shumë pas fillimit të punës edhe të zyrtarit ndërlidhës policore të Policisë së Kosovës në Vjenë. Gjatë takimit i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e Policive te të dy vendeve u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit, krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.