Prishtinë, 28 qershor 2016
Nga data 28.06.2016 deri më datën 30.06.2016, në Prishtinë me organizimin e OSBE-së dhe Policisë së Kosovës po mbahet konferenca rajonale e policisë për riçertifikim dhe trajnime të promovimit për zyrtarët policorë.
Përveç Policisë së Kosovës në këtë konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues nga shtetet e rajonit si: Republika e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Turqisë.
Në fokus të kësaj konference është shkëmbimi i informacioneve dhe praktikave më të mira lidhur riçertifikimin dhe trajnimet për promovim të zyrtarëve policor.
Gjatë kësaj konference tre ditore do të realizohen edhe prezantime nga përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse konform agjendës së paraparë.