Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media

Prishtinë 13 mars 2014 – Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e pasdites të ditës së mërkurë, (12.3.2014) në Zubin Potok, pas përfshirjes së tij në një rast të ‘kërcënimit’ dhe ‘prishjes së rendit publik’.Pas shoqërimit të të dyshuarit në stacionin policor në Zubin Potok, është vërtetuar se ndaj të njëjtit ekziston një urdhërarrest aktiv nga viti 2012, për përfshirjen e tij në aktivitete të veprave penale kundër personelit nën mbrojtje ndërkombëtare dhe dëmtim të pronës së luajtshme.Gjatë orëve të mbrëmjes, i njëjti ishte duke u mbajtur në objektin shtesë të stacionit policor në Zubin Potok, ndërsa për shkak të dyshimit të neglizhencës së zyrtarëve policorë në sigurimin e të arrestuarit, i njëjti ka arritur që të arratiset si rezultat i presionit të grupit të personave të tubuar para stacionit policor, në kërkim të lirimit të tij.Policia e Kosovës ka vënë në veprim planin “unaza e çeliktë” me qëllim të lokalizimit të të arratisurit.Veç tjerash, prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është informuar lidhur me situatën e paraqitur, ndërsa në vendngjarje janë duke u ndjekur procedurat hetimore.Si rezultat i veprimeve preliminare lidhur me neglizhencën, është ndërmarrë masa e suspendimit të përkohshëm deri në 48 orë, ndaj zëvendëskomandantit të stacionit policor ndërsa së bashku me Inspektoratin Policor do të ndiqen procedurat e mëtejme hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e paraqitura. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje