Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 11 dhjetor 2014
Kongresi Botëror i Policive Kufitare (WORLD BORDERPOL CONGRESS) është platforma e vetme globale dhe transnacionale, ku politikë bërësit dhe zbatuesit e ligjit takohen çdo vit për te diskutuar sfidat ndërkombëtare me të cilat ballafaqohen gjatë ruajtjes jo vetëm të kufijve kombëtar por edhe me gjerë. Për herë të parë përfaqësuesit e Policisë së Republikës së Kosovës, respektivisht delegacioni nga Departamenti i Policisë Kufitare janë duke marre pjese në këtë Kongres i cili po mbahet në Budapest nga data 09-11 Dhjetor 2014. Ky delegacion është duke marr pjesë në këtë Kongres në cilësinë e anëtarit të plotë dhe të barabartë me delegacionet tjera pjesëmarrëse nga shume vende të botës. Kjo pjesëmarrje është mundësuar me përkrahjen e ICITAP-it. Delegacioni kosovar ka takuar përfaqësues të lartë nga vendet e ndryshme duke përfshirë edhe takimin me Drejtoreshën e Policisë Kufitare te Hungarisë që edhe diskutuan për mundësit e bashkëpunimit për te parandaluar dhe luftuar migrimin ilegal.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje