Prishtinë, 28 mars 2018
Policia e Kosovës, respektivisht njesitet antidrogë, pas angazhimeve të vazhdueshme në rrugë hetimore dhe operative, në bashkpunim me njesitet relevante, sonte pasdite me datë 28.03.2018, në Merdare, në dalje të Republikes së Kosovës për në Serbi, gjatë realizimit të nje operacioni policor ka ndaluar një veturë të dyshimtë dhe pas kontrollit të detajuar me njesitet kompetente dhe atyre doganore, ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsideruesheme të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Sasia e drogës do të saktësohet pas matjes përfundimtare, megjithatë sipas vlersimeve fillestare aty gjendet sasi rreth 27 kg drogë të konfiskuar. Dy persona të dyshuar se janë të involvuar në rast janë arrestuar nga Policia dhe veprime tjera bazuar në procedura ligjore janë në proces.
Policia mbetet e perkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negativ në vend dhe në veqanti luftë e pakompromis do të zhvillohet kundër trafikimit me substanca narkotike.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së