Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT DHE POLICISË SË KOSOVËS

Prishtinë, 22 korrik 2015
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Policia e Kosovës duke u bazuar në kompetencat e saj, detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga ligjet e aplikueshme dhe ligji për Policinë, si dhe implementimin e planeve dhe strategjive policore në funksion të luftimit të dukurive negative dhe veprave të ndryshme penale që cenojnë rendin, ligjin si dhe dëmtojnë imazhin e shoqërisë sonë, ka ndërmarr disa veprime hetimore dhe operacionale, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e disa personave të dyshuar.
Rasti : 1). Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale ”Mashtrim” ka arrestuar një (1)person të dyshuar mashkull Kosovar Shqiptar (pronar i një kompanie) i cili në bashkëpunim me disa operator (Tour-Operator) në Zvicër, Gjermani dhe Kosovë, kishin mashtruar me aviobileta bashkatdhetarët tanë me qëndrim në Zvicër dhe Gjermani. Mashtrimi ishte kryer përmes të ashtuquajturit “Call-Center” (thirrje dhe sms) duke ju ofruar oferta (bileta) të lira fluturimi. Vlera e mashtrimit nga të gjitha kompanitë mashtruese dyshohet të jetë mbi pesëqind mijë (500.000) €uro.
Rasti: 2). Më 15.07.2015, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e mbështetur edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me Inspektorët Komunal të ATK-së, si dhe Oficerët Doganor kanë zhvilluar planin operativ ,, Lojrat e fatit” dhe me këtë rast janë kontrolluar (14) lokale të lojërave të fatit, me q’rast ka rezultuar se vetëm dy ( 2 ) nga lokalet e kontrolluara i kanë plotësuar kriteret për vazhdimin e punës, kurse dymbëdhjetë ( 12 ) të tjera janë mbyllur nga inspektorët e ATK-së.Gjatë realizimit të këtij plani janë konfiskuar dhjetë (10) aparate të lojërave të fatit dhe tri (3) shtëpiza të lojërave “Keno”. Policia në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit nga Prokuroria themelore në Ferizaj, pas ndërmarrjes së masave të lartshënuara kanë vazhduar me hetimin dhe verifikimin se sa po respektohet masa e mbylljes së lokaleve të lojërave të fatit nga menaxherët e këtyre subjekteve ekonomike . Gjatë verifikimeve është vërejtur se pesë ( 5 ) nga dymbëdhjetë lokalet e mbyllura janë hapur në kundërshtim me ligjin nga pronarët e tyre. Si rrjedhojë e hetimeve më 21.07.2015, Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndërmarrë një aksion ku janë rimbyllur të gjitha pikat e hapura në mënyrë të kundërligjshme.
Nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare apo shenjave” janë arrestuar pesë (5) menaxherë të këtyre pikave dhe me vendim të prokurorit, të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit prej dyzetetetë ( 48 ) orë.
Info shtesë: Si vazhdimësi e hetimeve të rastit të fundit, sot rreth orës 13:00, në Ferizaj, Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit nga Prokuroria themelore në Ferizaj, ka arrestuar edhe një person të dyshuar, në cilësi të pronarit të një bastore sportive, pasi që i njëjti ka ushtruar veprimtari biznesi pa dokumentacion valid. Numri total i personave të arrestuar arrin në shtatë (7) persona të dyshuar, një në rastin e parë e gjashtë në rastin e dytë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje