Prishtinë 10 prill 2020,
Duke filluar nga data 08 prill 2020 e deri më sot, Policia e Kosovës nën organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës dhe Qendrës së Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, edhe në këtë situatë pandemie kanë mbështetur fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut. Pjesë e kësaj fushate për dhurimin vullnetar të gjakut ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Rashit Qalaj me Ud. Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike z.Xhelal Sfeçla dhe rreth 80 pjesëtarë, veçanërisht të njësiteve elite, të specializuara të PK-së.
Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve të vendit, përmes aktit human të dhurimit të gjakut i cili shpëton jetë njerëzish, veçanërisht në kë kohë kur vendi ynë po ballafaqohet me pandeminë COVID-19, po tregon përkushtimin dhe angazhimin e pakursyer ndaj qytetarëve dhe vendit.