Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË

Pas marrjes së informacioneve se në rajonin e Ferizajt, me 2.11.2014, ishte planifikuar organizimi i garës së “Luftërave me qen”, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar një garë të tillë, e cila është në kundërshtim me ligjin dhe me të gjitha normat tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kafshëve. Me të marrë informacionet e para, se luftërat me qen do të mbaheshin në fshatin Jezerc, Policia Rajonale e Ferizajt ka përpiluar planin operativ dhe janë angazhuar të gjitha njësitet përkatëse për moslejimin e kësaj gare. Në këtë lokalitet gara nuk është mbajtur.Policia e Ferizajt, ka ndaluar edhe përpjekjen tjetër të organizatorëve që gara e lartpërmendur të mbahej në fshatin Mullopolc të komunës së Shtimes. Policia e Ferizajt ka hapur rast ndaj organizatorit, i cili pas kompletimit do të procedohet në gjykatën kompetente. Njëherazi Policia Rajonale e Ferizajt reagon ndaj shkrimit me titull: “Në Ferizaj organizohet luftë qensh, policia nuk reagon” në portalin, “Gazetaexpress”, për kinse organizimin e kësaj gare në fshatin Varosh të Ferizajt. Të gjitha raportet policore nga terreni vërtetojnë se kjo garë nuk është organizuar as në fshatin Varosh.Njoftohen qytetarët se organizimi dhe mbajtja e këtyre garave me kafshë është në kundërshtim me ligjin dhe policia gjithmonë do të veprojë në bazë të autorizimeve dhe përgjegjësive policore të cilat bazohen në ligjet në fuqi. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje