Prishtinë, 10 janar 2022 – Referuar disa rasteve të vjedhjeve të raportuara në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet.
Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit
– Fatos Hoxha, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin përveç rasteve që po hetohen nga ana e policisë, janë aktive rreth 30 urdhërarreste të lëshuara nga organet kompetente.
Personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.
Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.