Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren –Veri është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje”, konkretisht me datën 25.05.2024, rreth orës 01:40, në restorantin “Korabi“ në lagjen Arbana në Prizren, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një telefon mobilë “ Iphone” me vlerë 450 euro dhe është larguar nga lokali.
Në video regjistrim shihet i dyshuari duke e marrë telefonin nga banaku dhe duke e futur në xhepin e majtë të pantallonave dhe më pas paguan dhe largohet.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.